Xhaka i intereson Milanit

Një gjigant italian është i interesuar për futbollistin kosovar, Taulant Xhaka. Mediat italiane kanë raportuar se Milani ka shpreh interesim për ta transferuar nga Baseli mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë.
Sipas “Tuttosport”, mesfushori kosovar pëlqehet nga trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi, i cili do të tentojë ta transferojë atë në ekipin e tij qysh gjatë afatit kalimtar të janarit.
Megjithëkëtë, mediat parashikojnë se largimi i Xhakës nga Baseli vështirë se mund të ndodh para verës. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm i gjigantit zviceran, dhe i tillë është bërë edhe në Kombëtaren shqiptare.