Goli i Nedim Bajramit e çon në finale Rangersin
Skuadra e Rangers ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Ligës, pasi në gjysmëfinale mposhti 2:1 Mortherwell.
Golin e fitores për ekipin e Rangersit e shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërsië, Nedim Bajrami, shkruan Indeksonline
Bajrami shënoi në minutën e 81’të pas një asisti nga Cerny.
Mesfushori shqiptar me këtë gol e çoi skuadrën e tij në finalen e madhe të Kupës së Ligës, ku do të luaj ndaj rivalit të përbetuar në futbollin skocez, Celtic.
Kjo finale pritet të zhvillohet më datën 15 të muajit dhjetor./Indeksonline/