Mobi Casa

Muçi kërkohet në Angli, Besiktasi i vendos në shitje gjashtë lojtarë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pa frikë mund të themi se Ernest Muçi do të jetë në “merkato” gjatë muajit janar.

Besiktasi do t’i shohë ofertat që do të mbërrijnë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare dhe më pas do të vendosë, ndërsa ofertat më parë nuk kanë munguar nga Anglia.

Klubi turk, i cili e mbylli gjysmën e parë të sezonit me një barazim kundër Alanyasporit, shpreson që ta nisë krejt ndryshe pjesën e dytë.

Kriza që e ka kapluar klubin do të marrë zgjidhje që nga caktimi i presidentit të ri që do të votohet më 29 dhjetor.

ZN

Ndërkohë, paraprakisht është menduar edhe trajneri i ri që do ta nisë punën më 5 janar.

Bëhet fjalë për Sergen Yalcin, përcjell Balkanweb. Megjithatë, drejtuesit janë të bindur se 7 lojtarë do të dalin në merkato.

Transferime do të kërkohet për emra si: Al Musrati, Ernest Muçi, Onul Bulut, Can Keles, Arthur Masuaku, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Onana, ndërkohë kësaj liste i kanë shpëtuar Ciro Immobile dhe Rafa Silva, të cilët shihen ende të vlefshëm për ekipin.

Kështu, Muçi e ka pasur një ofertë nga Championshipi anglez, por shuma që ka mbërritur në arkat e Besiktasit nuk ka qenë ajo që pritej.