GRANDEMALL

William Walker pritet të dëshmojë për krimet e luftës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

William Walker, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, pritet të paraqitet para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për mundësi hetuese.

Ndërkaq, dëshmia ndërlidhet me Masakrën e Reçakut.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit William Walker, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special është duke mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit William Walker, i cili ka të bëjë me krime lufte”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Seanca sipas gjykatës do të jetë e mbyllur.

Fundamenti

Walker ishte shef i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë në periudhën 1998-99. Ai pati rol kyç në ekspozimin e Masakrës së Reçakut në Shtime para gjithë botës.

Më 16 janar 1999, Walker vizitoi vendin e ngjarjes ku ishin ekzekutuar 45 civilë shqiptarë në një ditë. E pati cilësuar veprën krim kundër njerëzimit dhe akuzoi forcat serbe.

Deklarata pati nxitur reagime të fuqishme ndërkombëtare.

Për këtë masakër deri tashti janë dënuar dy serbë, por asnjëri nuk është duke vuajtur burgimin – njëri është në arrati e tjetri është dënuar në mungesë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.