Mobi Casa

Mëngjesi nis me vranësira, gjatë ditës priten edhe intervale me diell

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vransira të ulëta mund të mbeten përgjatë ultësirave të vendit ditën e mërkurë. Pasdite priten dhe intervale me diell, derisa viseve malore parashihet të jenë më të gjata, nga orët e mëngjesit.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 2C, e ato maksimale shkojnë deri në 7C e 9C, në pjesë ku do të ketë më shumë diell, derisa në pjesë me prani më të vazhdueshme me vransira mbeten të ulëta deri në 4C e 6C, njofton Mendimu për Motin.

Do të dominojnë qetësitë, e ditën pritet të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 1-2m/s.

Vransira të ulëta apo shtresa mjegulle mbeten më gjatë ultësirave edhe ditën e enjtë, ndërkohë që orëve të mbrëmjes fillojnë të shtohen vransira tjera.

Hidromorava

Të premten paraqiten kushte për të reshura, shiu, apo të përziera dhe me dëborë.

Në fundjavë megjithëse paraqiten kushte stabile atmosferike, me më shumë intervale me diell, ultësirave mbeten të bllokuara shtresa mjegulle apo vransirash të ulëta.

Temperaturat maksimale në rritje graduale deri në 10C e 12C në fundjavë, mirëpo nën kushte mjegulle mund të jenë më të ulëta deri në 4C apo 6C.

Minimalet luhaten ndërmjet -1C e 3C. Do të vazhdojnë të dominojnë qetësitë, e ditën të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.