FITORJA

Washington Post: SHBA duhet të mbështesë Kosovën në NATO

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Washington – E përditshmja e kryeqytetit amerikan, The Washington Post, në një editorial të botuar në numrin e sotëm i sugjeron administratës së presidentit Barack Obama që të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-së. Gazeta amerikane merr shkas vizitën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke zbuluar se ardhja e tij në kryeqytetin amerikan në fakt ishte synimi i tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Ai (Thaçi) shpresonte se administrata e Obama-së do të bëj trysni tek aleanca që të ndërmarrë hapa paraprakë drejt pranimit të vendit të tij”, shkruan The Washington Post, gazetarët e së cilës kishin intervistuar kryeministrin kosovar javën e kaluar në Washington.

“SHBA duhet të mbështesin këtë ambicie dhe gjithashtu të bëjnë trysni tek vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë, përfshirë edhe disa vende fqinje të saj në Evropën juglindore”, transmeton rtk në qëndrimin e saj redaksional gazeta amerikane.

FIDANISHTJA

Gazeta më tej përkujton dhe arsyeton ndërhyrjen ushtarake 14 vjet më parë të SHBA kundër Serbisë përkundër obstruksioneve të Rusisië në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Me ndihmën e SHBA, kryengritësit kosovarë ja arritën të zmbrapsin ushtrinë e Sllobodan Millosheviqit dhe të marrin kontrollin mbi Kosovën”, nënvizon gazeta amerikane.

The Washington Post, shkruan edhe për marrëveshjen e 19 prillit në Bruksel, për të theksuar se ajo ‘i bën thirrje Serbisë që të pranojë dhe njoh pushtetin e qeverisë së Kosovës në gjithë territorin e saj në këmbim të një autonomie të zgjeruar për serbët etnikë aty ku ata përbëjnë shumicën’.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.