ZN

Parashikimi i motit për këtë fundjavë dhe dy javët e ardhshme, si do të jenë temperaturat

/ 1 minutë lexim
ZN

“Mendimi për motin” ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë fundjavës dhe javëve të ardhshme.

Orëve të para të ditës së shtunë reshjet pushojnë, mirëpo vransirat do të jenë më dominante. Pasdite herë herë mund të ketë intervale të shkurta me diell.

“Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 4C e 6C. Me kalimin e frontit, frynë erë më e fuqishme veriore, me hove deri në 15m/s”, thuhet në njoftim.

Të dielen parashihen intervale me diell, pas një mëngjesi me ngrica, ku minimalet zbresin në -2C e -3C.

ZN

Me kalimin në të hënën, sërish priten kushte për të reshura shiu, e gjatë ditës vransirat shpërndahen.

Mot më i zymtë me vransira të ulëta parashihet ditën e martë dhe mërkurë.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 10C të hënën, e më pas gradualisht në rënie.

Të dielen frynë erë më e fuqishme juglindore, me hove deri në 15m/s