Canaj: VV e pakënaqur me votat, Kurti po do zgjedhje të reja

Analistit politik, Blerim Canaj, ka thënë se Albin Kurti me veprimet e tij e ka dëshirën që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja.
Canaj tha se Vetëvendosja po e shtynë qëllimisht vendin drejt zgjedhjeve të reja, pasi janë të pakënaqur me rezultatin aktual dhe nuk po arrijnë të ndajnë pushtetin
”Albin Kurti dhe VV-ja me gjasë po e ka dëshirën të na çojë në zgjedhje. Është i pakënaqur me numrin e votave, po e ka të vështirë ta ndajë ”kulaçin” e qeverisës. Si duket nga ajo që e dëgjuam nga ministrja e Jashtme dhe disa mesazheve që u publikuan këta i kanë disa vota edhe nga Lista Serbe, askush nuk t’i jep numrat falë”, tha Canaj, për RTV21.