ARKATANA

Vullnetari i mëngjesit dhe alpinisti Osman Ibrahimaj sot mbush 82 vite

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Osman Ibrahimaj sot mbush 82 vite ndërsa asnjëherë nuk lodhet duke përkrahur çdo iniciativë qytetare. Edhe pse në moshë të shtyrë pensionistin Osman Ibrahimaj e sheh kudo nëpër qytet duke pastruar mbeturina dhe duke këshilluar të rinjtë dhe grupet qytetare në mirëmbajtjen e ambientit.

Pensionisti Osman Ibrahimaj sot i mbush 82 vite. Ai ndihet akoma i ri për faktin se nuk pushon asnjëherë duke ecur e vrapuar me kilometra të tërë.

Ibrahimaj thotë se vazhdon të jetë në formë fal ushtrimeve dhe aktiviteteve fizike që i realizon çdo ditë. “E kemi filluar me vullnetarët e mëngjesit ku bëjmë ushtrime dhe aktivitete ditore. Aty kemi shoqëri të zgjedhur dhe secili i kryen detyrat e veta” shprehet ai.

GRANDEMALL

Por, Ibrahimaj kraha ushtrimeve përkrah çdo iniciativë qytetare në Gjilan. “Unë jam mbrojtës dhe përkrahës i ambientit të pastër dhe marr pjesë kudo që ka nevojë. Pastrojmë dhe eliminojmë mbeturina para objekteve dhe institucioneve tona” thotë ai.

Osman Ibrahimaj mbetet njëri nga pensionistët më aktiv dhe më të dashur në Gjilan si për nga kontributi i tij madhor ashtu edhe nga përkrahja e tij për të pasur një Gjilan modern dhe me ambient të pastër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.