RCCOLA

Vjosa Osmani: Unë do ta udhëheqë një qeveri me Mitrovicën dhe veriun e saj të pandashëm

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

“Prezenca juaj kaq e madhe tregon se Mitrovica ka vendosur kush do të jetë kryeministrja e Kosovës. Me përkrahjen e tuaj dhe gjithë qytetarëve të Kosovës unë do ta udhëheqë me nderë dhe përkushtim qeverinë e re.

Në Mitrovicë e kemi plagën e hapur. Do të kërkojnë besimin tuaj për ta mbyllur plagën e Mitrovicës. Unë do ta udhëheqë një qeveri me Mitrovicën dhe veriun e saj të pandashëm. Unë nuk do të ikë nga përgjegjësitë për ta mbrojtur Mitrovicë dhe veriun e vendit në bisedime. Mitrovica dhe gjithë veriu do të mbetet brenda territorit të shtetit tonë. Një veri dhe Mitrovicë e zhvilluar. Mjaftë më Mitrovica është lënë në harresë. Mitrovicës do t’i kthehet nami dhe shkëlqimi që kishte dikur” – Dr. Vjosa R. Osmani
Mitrovicë, 29 shtator 2019

Mund të ju interesoj: