Fidanishtja

​Ky është fjalimi emocional i Kadri Veselit

/ 8 minuta lexim

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka mbajtur një fjalim shumë emocional në sheshin “Zahir Pajaziti”, para mija simpatizantëve të PDK-së. Veseli ka folur me rininë e Kosovës.“Unë ju shikoj në sy. Dhe po ju garantoj se gjenerata juaj do të jetojë shumë më mirë se gjenerata jonë”, ka thënë ai.Lideri i PDK-së ka theksuar se e ardhmja e rinisë është këtu në Kosovë. “Dua t’ju shoh të vlefshëm dhe të lumtur në këtë vend të bekuar dhe të bukur.

Dua që potenciali juaj të lulëzojë në shtetin tonë. Kam besim dhe jam krenar për ju. Ashtu si jam krenar për fëmijët e mi”, ka thënë Veseli.Ai ka pranuar se nuk është bërë sa duhet për rininë e Kosovës, por tash ka thënë se këtë do ta ndryshojë.Ky është fjalimi i plotë i Kandidatit të PDK-së për Kryeministër, Kadri Veselit:Falemnderit.Falemnderit shumë.Falemnderit të gjithëve.

Ky është fundi i fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit, të cilën ne do ta fitojmë!Ky është vullneti i qytetarëve.Ky vullnet po shprehet edhe sonte në Prishtinë, ashtu siç është shprehur në çdo cep të vendit tonë.Me dinamizëm, me entuziazëm, me bindje.Zëri juaj është i fortë! Është i qartë! Dëgjohet nga të gjithë! Të dielën, do të fitojë Kosova, Partia Demokratike.Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj. Për besimin tuaj.Do ta nderoj këtë besim, me të gjitha forcat e mia.

Falënderoj secilin që kam takuar tërë këto ditë.Kam dëgjuar rrahjet e zemrave të të rinjve plot me besim për të ardhmen që do ta ndërtojmë së bashku.I kam dëgjuar të gjithë.Dhe po ju them me vendosmëri: e di çfarë i duhet Kosovës.Drejtimin që duhet ta marrë Kosova, brenda dhe jashtë.E di çfarë duhet bërë.E di çfarë duhet bërë për të riun dhe të moshuarin, për nxënësin, studentin, inovatorin, mësuesin, profesorin, mjekun, infermieren, ndërmarrësin, fermerin, ndërtimtarin, sportistin, artistin, minatorin, pensionistin, kamarierin, taksistin, shitësin, amvisen, punëtorin, por sidomos për të papunësuarin.E di çfarë duhet bërë për veteranët, familjet e martirëve dhe dëshmorëve.Për Kosovën tonë të shenjtë.Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë ka ditur ta çojë Kosovën përpara.

Edhe sot do të dimë si të veprojmë së bashku, që të vazhdojmë ta çojmë Kosovën përpara.Oponentët tanë garuan veç me një mesazh në këtë fushatë, atë kundër, kundër PDK-së.E ne, në vend që të flisnim kundër tyre, folëm për ato që kanë vërtet rëndësi për qytetarët.Ne folëm për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Ne folëm për krijimin e shanseve të barabarta.Ne folëm për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.Ne folëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe sistemit shëndetësor.Ne folëm për partneritetin që do ta ndërtojmë me Amerikën.Ne folëm për integrimin në NATO, Bashkim Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.Më e rëndësishmja, ne sqaruam se si përmes zgjidhjes së këtyre problemeve, do t’i mbajmë të rinjtë tanë të çmuar në Kosovë dhe do ta ndërtojmë të ardhmen: për ju dhe për shtetin.

Dhe, siç e dini, ne e bëjmë punën tonë.Unë e mbaj fjalën time.Kur premtoj ta luftoj korrupsionin – do ta bëj.Kur premtoj ta zhvillojmë ekonominë – do ta bëj, bashkë me njerëzit e mençur të Kosovës.Kur unë premtoj – e mbaj fjalën.Kur Partia Demokratike e Kosovës premton – e mban fjalën.Kështu që, porosia ime për mbështetësit e dashur të PDK-së, dhe të gjithë qytetarët, në të gjithë vendin, është e qartë: vazhdoni në rrugën pozitive.Të tjerët do të flasin kundër nesh.Ndërsa, ne do të veprojmë për atë që ka rëndësi për vendin.Kështu do ta fitojmë besimin e qytetarëve.Të dashur qytetarë,

Pra, ky është fundi i fushatës zgjedhore.Por, është gjithashtu fillimi i një fushate të re, të cilën do ta fitojmë. Fushatën për një Kosovë ndryshe, e cila fillon… të hënën!Fushata në të cilën do të garojmë të gjithë bashkë për Kosovën tonë më të mirë.Sepse, të gjithë jemi vëllezër dhe motra. Ne nuk duhet të luftojmë kundër njëri-tjetrit.Çështjet që na ndajnë janë shumë të parëndësishme përballë çështjeve të mëdha që na bashkojnë.Kosova na bashkon.Nga 6 tetori e tutje, ne do të vazhdojmë të bashkuar.Asgjë nuk mund ta ndalë shpresën dhe vendosmërinë tonë!Asgjë nuk mund ta ndalë këtë komb të lirë!Të bashkuar jemi të fortë!Dhe ne jemi më të fortë me miqtë tanë më të mirë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

Britaninë e Madhe, dhe Bashkimin Evropian.Kosova do të ndryshojë shumë, në mënyrë të dukshme dhe për të mirë.Mundësi të reja do të lindin, vende të reja pune, cilësi më e mirë e jetës, e ardhme më e mirë.Për të gjithë. Pa dallim.Unë po i flas sot çdo qytetari të Kosovës.Dhe po ju bëj thirrje të gjithëve që ta përqafoni vizionin tonë.Për Kosovën e së ardhmes. Kosovën e ëndrrave tona. Kosovën e pavarur, të cilës nuk do t’i cenohet integriteti territorial e institucional.Kosovës që rrezaton shpresë, paqe, fqinjësi të mirë dhe që është e zonja t’i ndihmojë vëllezërit e vet në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.Për Kosovën e respektuar jashtë, perëndimore, moderne, krenare.

Sonte, në mënyrë të veçantë, dua t’i drejtohem rinisë së mrekullueshme të vendit tonë.Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja jonë!

Ju jeni ata që kam në mendje… në çdo politikë që po ndjek, në çdo gjë që mendoj, që e them dhe e bëj.Unë ju shikoj në sy.Dhe po ju garantoj se gjenerata juaj do të jetojë shume më mirë se gjenerata jonë.E ardhmja është e juaja dhe këtu në Kosovë.Dua t’ju shoh të vlefshëm dhe të lumtur në këtë vend të bekuar dhe të bukur.Dua që potenciali juaj të lulëzojë në shtetin tonë.Kam besim dhe jam krenar për ju. Ashtu si jam krenar për fëmijët e mi!E di që nuk është bërë sa duhet për ju. Por, tash është koha ta ndryshojmë këtë. Për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për JU.Gjithçka që ne po planifikojmë të bëjmë – është për ju.Sepse, ju meritoni të jetoni në një vend me plot mundësi.Një vend i cili do ta mbështesë të talentuarin, por nuk do të lërë askënd pas.

Një vend i sigurt dhe i qëndrueshëm.Duke ecur në rrugën drejt integrimit evropian. Gjithmonë në krah me miqtë tanë amerikanë, perëndimorë.Në këtë Kosovë të re, nuk ka vend për praktikat e vjetra të këqija.Nuk ka vend për padrejtësi. Nuk ka vend për urrejtje. Nuk ka vend për korrupsion.Unë tashmë e kam filluar luftën kundër korrupsionit, të keqes shumëvjeçare që mbyt potencialin e vendit tonë.Kam vendosur standard.Politika krijoi problemet në Kosovë, duhet ta pranojmë këtë.Sidoqoftë, politika e mirë është ajo që mund t’i korrigjojë ato.Unë e besoj këtë!Së bashku do të ecim përpara.

Drejt së ardhmes sonë të përbashkët. Por, ne nuk do të lëmë askënd pas.Ne do të jemi 112 për çdo qytetar.112 për të gjithë!112 për rininë tonë.112 për ju dhe shtetin.Do të fitojmë të dielën!Dhe do ta fitojmë fushatën e re për Kosovën moderne, pas 6 tetorit.Do të fitojmë, sepse ne kemi programin, politikat, dijen, guximin, vendosmërinë dhe partnerët.Dhe jemi gati më shumë se kurrë për të ecur përpara!

Mund të ju interesoj: