UBT

AKR mbyll fuqishëm fushatën elektorale në Kamenicë

/ 4 minuta lexim

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen, tha se zgjedhjet e 6 tetorit janë mundësia e tyre për të ndryshuar. “Qytetarët e Kosovës duan dituri, duan urtësi, duan pajtim e qetësi. Koalicioni ynë, NISMA-AKR-PD, do t’ia dhuroj të gjitha këto Kosovës. Kosova duhet ta filloj ndryshimin nga këtu, nga Kamenica sepse ia kemi borxh”, deklaroi Pacolli. Pacolli përmendi edhe disa prej vendimeve të AKR-së, të cilat u arritën falë përkushtimin dhe punës së madhe.

Aleanca Kosova e Re, ka bërë mbylljen e fushatës elektorale në qytetin e Kamenicës. Me një përkrahje masive nga simpatizantë të AKR-së, kandidati për deputet nga AKR dhe ministër në detyrë i MMPH-së, Fatmir Matoshi tha se AKR-ja i dha shumë Kamenicës.
“Ky vit ka qenë vit i të mirave për Kamenicën dhe kjo falë Behgjet Pacollit. Ai ma besoi pozitën e ministrit dhe brenda një viti kemi realizuar dhe po realizojmë 18 projekte vetëm në komunën e Kamenicës. Këtë mrekulli, në këtë komunë të vogël të Kosovës, mund ta bëjë vetëm AKR-ja”, tha Matoshi.

Matoshi tutje shtoi se AKR-ja dhe koalicioni NISMA-AKR-PD, është zgjidhja më e mirë për qytetarë e Kosovës.
“Votat duhet t’i shkojnë AKR-së dhe koalicionit me numër 122. Pres mbështetjen tuaj sikurse që kam edhe mbështetjen e strukturave të AKR-së, pres të jem zëri juaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Këto nuk janë zgjedhje për Fatmir Matoshin, as për Behgjet Pacollin sepse ai ka lënë familjen, bizneset dhe ka dhënë 15 milionë euro ndihma në Kosovë. Ai ka vetëm një ëndërr që dëshiron ta realizoj: ta shoh Kosovën vend të zhvilluar, vend evropian”, tha Matoshi.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen, tha se zgjedhjet e 6 tetorit janë mundësia e tyre për të ndryshuar.

“Qytetarët e Kosovës duan dituri, duan urtësi, duan pajtim e qetësi. Koalicioni ynë, NISMA-AKR-PD, do t’ia dhuroj të gjitha këto Kosovës. Kosova duhet ta filloj ndryshimin nga këtu, nga Kamenica sepse ia kemi borxh”, deklaroi Pacolli.
Pacolli përmendi edhe disa prej vendimeve të AKR-së, të cilat u arritën falë përkushtimin dhe punës së madhe.
“AKR-ja është partia e parë, e cila me qeverisjen e vet me MPB-në, pas 19 viteve, ia ktheu dinjitetin Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Akt ky i humanizmit e vëllazërisë. Ne ishim ata që vendosëm sovranitet në Kosovë. Ne ndaluam ata që shëtiteshin pa leje në Kosovë, ne të AKR-së, pa ndihmën e askujt. Ne u kujdesëm për pagesat e policëve për punën jashtë orarit. Kosova me AKR-në në diplomaci, mundësoi pengimin e shumë gjërave, të cilat i vinin Kosovës. Rritëm bilancin diplomatik, edhe pse kishte mendime të ndryshme, por ne ia dolëm”, tha ndër të tjera Pacolli.

Duke iu drejtuar qytetarëve, presidenti Pacolli u shpreh se tash është koha për të vendosur në të mirë të vendit.
“Kosova nuk ka asnjë sekondë për të humbur sepse kemi shumë për të bërë, kemi projekte për të finalizuar shtetndërtimin e Kosovës. Çdo humbje kohe do të ishte katastrofale për Kosovën”, përfundoi Pacolli.

Në përkrahje të AKR-së dhe kandidatit për deputet nga Kamenica doli edhe ish kryetari i Komunës, Begzad Sinani, i cili tha se për dallim nga kandidatët tjerë kamenicas, Fatmir Matoshi meriton përkrahjen e të gjithëve.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, AKR garon me numrin 122, në koalicionin NISMA-AKR-PD.

Mund të ju interesoj: