UBT

Vjosa Osmani: Edhe tri ditë PDK-ja dhe “Klani Pronto” shkojnë në opozitë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Para mijëra simpatizantëve të komunës së Podujevës, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar të mërkurën se edhe tri ditë na ndajnë nga fitorja jonë, kur PDK-ja dhe klani i saj “Pronto” do të shkojnë në opozitë.

“Ju e dini shumë mirë që kur e kam dhënë besën, kurrë nuk e kam shkelë atë besë. Kurrë koalicion me PDK-në. Kurrë koalicion me regjisorët e klanit Pronto, të cilët me krim e korrupsion, me montazhe dhe falsifikime po synojnë ta manipulojnë vullnetit e qytetarëve”, tha Vjosa Osmani.

Nënkryetarja e LDK-së ka thënë se klani “Pronto” me krim e korrupsion e ka shkatërruar shtetin dhe e ka vrarë shpresën te rinia jonë.

“Të nderuar qytetarë të Podujevës dhe krejt Kosovës. Duke i parë gjithë këta përkrahës këtu në Podujevë dhe gjithë Kosovën, unë nuk kam më dyshim në përcaktimin tuaj pro LDK-së. Por kësaj here na nevojitet përkrahje e fuqishme që ta bëjmë ndryshimin e madh. Ju lus që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë masive, sikur në kohën e Presidentit Rugova, për ta jetësuar vizionin e tij për Kosovën shtet demokratik të zhvilluar dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, tha Vjosa Osmani.

Mund të ju interesoj: