Vjosa Osmani: Duke hartuar lista me veteranë të rrejshëm, më së shumti i dëmtuan luftëtarët e vërtetë

Dua t’i dëshmojë edhe kundër kandidatit tim që vjen nga Deçani, i cili për dy vjet e mbyti shpresën e daçanasve dhe të gjithë Kosovës. Dua t’i them nga këtu se përkundër keqqeverisjes nga ai dhe partnerët e tij, ky vend nuk thyhet dhe nuk përkulet. Duke hartuar lista me veteranë të rrejshëm, më së shumti i dëmtuan luftëtarët e vërtetë. Me këto lista të rrejshme nuk mund të blihet vullneti i qytetarëve të Kosovës ka thënë Vjosa Osmani.

“Nder i veçantë që gjendem në qytetin e Tahir Zemajt, i cili udhëhoqi betejën e Loxhës, njeri simbol i këtij qyteti, familja e të cilit dha gjithçka për këtë vend. Daçani kishte trima gjatë luftës dhe ata që e luftuan krimin pas luftës. Sepse Deçani nuk e përjetoi vetëm tmerrin e luftës dhe dëshmi për këtë i kemi njerëzit e shumtë që LDK-ja i ka humbur, si pasojë e frikacakëve, të cilët na qëllonin pas shpine. Respekt për familjen Zemaj dhe respekt për gjithë luftëtarët e krimit të pasluftës, sidomos për Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn dhe njerëzit e tjerë të cilët kundërshtuan logjikën e krimit të cilën disa njerëz tentonin ta instalonin në vendin tonë.

Dua t’i dëshmojë edhe kundër kandidatit tim që vjen nga Deçani, i cili për dy vjet e mbyti shpresën e daçanasve dhe të gjithë Kosovës. Dua t’i them nga këtu se përkundër keqqeverisjes nga ai dhe partnerët e tij, ky vend nuk thyhet dhe nuk përkulet. Duke hartuar lista me veteranë të rrejshëm, më së shumti i dëmtuan luftëtarët e vërtetë. Me këto lista të rrejshme nuk mund të blihet vullneti i qytetarëve të Kosovës” – Vjosa R. Osmani
Deçan, 28 shtator 2019

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS