“Vjeshta letrare 2013” vlerë artistike për Gjilanin

Gjilan – “Vjeshta letrare e Gjilani 2013” ka nisur edicionin e saj të katërtë në Gjilan në prani të krijuesve, poetëve, e shkrimtarëve nga trojet shqiptare. Sabit Rrustemi organizator tha se Manifestimi i sotshëm është një begatues i mirëfilltë për krijuesit gjilanas. Edhe Faik Shkodra tha se përmes këtij manifestimi po begatohet jeta kulturore dhe po lindin e zbulohen krijues të shumtë. Arsim Halili tha se për çdo vit po kemi shpalosje të vlerave krijuese.
Në teatrin e qytetit në Gjilan në prani të krijuesve të shumtë ka nisur Edicionin i katërtë i Vjeshtës letrare 2013. Në këtë manifestim merrnin pjesë shumë krijues nga Anamorava e Kosova. E pranishme ishte edhe Lirije Kajtazi e cila ka përgëzuar krijuesit për këtë ditë të tyre të shënuar raporton rajonipress.
Ndërkaq Sabit Rrustemi kryetar i Ars Clubit “Beqir Musliu” dhe organizator i manifestimit tha se tashmë për çdo vit manifestimi po merr përkrahje e po begatohet me krijues të rinj e me emra të njohur të letërsisë shqipe. “Ne jemi munduar që para jush të sjellim edhe vlerat , por edhe botimet e reja që kemi pasur gjatë vitit 2013” tha Rrustemi.
Faik Shkodra ndërkaq tha se Manifestimi po begatohet sepse po dalin poet e krijues të shumtë që po tregojnë vlerat e tyre artistike. “Gjilani po pasurohet me këtë manifestim sepse Ars Clubi “Beqir Musliu” përmes këtij evenimenti kulturor tashmë ka krijuar identitet dhe andaj kemi krijues nga e tërë Kosova” tha Shkodra.
Shkodra tha se Vjeshta letrare shënon një frymëzim dhe një vrull për krijuesit e talentuar ku paraqiten veprat e tyre poetike derisa ky manifestim lidhet edhe me emrin e madh të Beqir Musliut emri i të cilit është bërë frymëzim i sofrës poetike. “S`ka asnjë dilemë se Vjeshta letrare lidhet ngushtë me emrin e Beqir Muslitu” tha Shkodra.
Kurse Arsim Halili tha se kemi kënaqësinë që këtë vit të shpalosim vlera të krijuesve përmes botimeve të reja e të shumta që kanë ardh nga Ars Clubi “Beqir Musliu. “Vjeshta letrare po pasurohet nga viti në vit dhe realisht ka thyer barrierat lokale sepse këtu kemi krijues nga e mbarë Kosova” tha Halili.
Ndryshe në kuadër të manifestimit është paraparë edhe prezantimi i botimeve 2013, nga Shoqata Botuese “Beqir Musliu” si dhe paraqitja e Sofrës librare./rajonipress/