Hidromorava

Vitia synon të përfshihet në pakon turistike të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësues të projektit “ Nxitja e Mundësive të Punësimit dhe Rritjes” (FEGO), që synon të nxisë tregun gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e sistemeve në Kosovë për të gjeneruar vetëpunësim në veshje, mobilje dhe sektorët e turizmit rural.

Ky projekt financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar SIDA dhe implementohet nga Swisscontact. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për punën që është bërë në kuadër të këtij projekti dhe për punën që pritet të bëhet, në veçanti në promovimin e mundësive për turizëm në territorin e komunës së Vitisë.

Me këtë rast kryetari Haliti, ka potencuar se kjo komunë ka mundësi të mira për turizëm duke i përmendur disa nga to, ai shtoj se komuna ka investuar edhe në rregullimin e infrastrukturës rrugore që të bëjnë më të lehtë të qasshëm në zonat turistike.

FIDANISHTJA

Në këtë takim u bë me dije se synohet që Vitia të jetë e përfshirë në pakon turistike dhe se shpejti pritet të bëhet edhe promovimi i mundësive për turizëm në Viti, përmes kampanjave të ndryshme.

Përndryshe në këtë takim të pranishëm ishin edhe zyrtarët komunal Emrush Azemi dhe Otoneta Tahiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.