UBT

Vitia shënoi ditën ndërkombëtare të mjedisit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në kuadër të ditës ndërkombëtare të mjedisit që shënohet me çdo 5 Qershor, Komuna e Vitisë, ka zhvilluar sot disa aktivitete mjedisore që kishin për qëllim mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e vetëdijes qytetare për ruajtjen e tij.

Aktivitetet filluan në përgjatë lumit “Morava e Binçes” në Viti, ku u mbollën drunj dekorativ si dhe u zhvillua një aksion i pastrimit.

Këtyre aktiviteteve i ka paraprirë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ku morën pjesë edhe përfaqësues të KFOR-it amerikan, Policisë, “Eco Higjiena”, zjarrfikësit dhe qytetarë të tjerë.

Haliti, gjatë fjalës së tij, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe bëri të ditur se viti 2025 është shpallur nga komuna si “Viti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve”.

Uji Dea

Ai shtoj se komuna e Vitisë, vazhdimisht pos ndërgjegjësimit të qytetarëve po punon edhe në ruajtën e një mjedisi të pastër duke forcuar kontrollin dhe inspektimet ndaj atyre që ndotin mjedisin.

Më pas aktiviteti mjedisor është zhvilluar edhe në parkun e kompleksit memorial të diplomatit të njohur amerikan “Richard Holbrooke” në Viti.

Përndryshe dita ndërkombëtare e mjedisit është një ngjarje globale që çdo vit, më 5 qershor dhe i kushtohet ruajtjes së natyrës dhe klimës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.