UBT

Vitia pritet të punojë me staf të reduktuar, vetëm për shërbimet që janë të domosdoshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Do të rifillojmë kontaktin me të gjitha këshillat e fshatit, për të qenë në menaxhim të situatës sa më mirë. Po ashtu kërkoj nga drejtoritë që të fillojnë me shqyrtim të mundësive për kufizim të stafit punonjës, në mënyrë që të shmanget mundësia e përhapjes së epidemisë, ndërkohë që të punohet me staf të reduktuar në shërbimet që janë të domosdoshme ka thënë Sokol Haliti.

Komiteti Komunal për Mbrojtje Shpëtim, ka mbajtur sot mbledhjen me të gjitha mekanizmat që janë pjesë e këtij komiteti, ku është vlerësuar situata aktuale pandemike në komunën e Vitisë. Aktualisht në këtë komunë janë diku 115 raste aktive, ndërkohë brenda 24 orëve janë shënuar dy raste të reja me Covid 19.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se gjendja momentale nuk është e mirë, ndërkohë që situata është e menaxhueshme dhe kërkohet një ri mobilizim i të gjitha komisioneve. “Do të rifillojmë kontaktin me të gjitha këshillat e fshatit, për të qenë në menaxhim të situatës sa më mirë. Po ashtu kërkoj nga drejtoritë që të fillojnë me shqyrtim të mundësive për kufizim të stafit punonjës, në mënyrë që të shmanget mundësia e përhapjes së epidemisë, ndërkohë që të punohet me staf të reduktuar në shërbimet që janë të domosdoshme”.

Eco Higjiena

Haliti kërkoi që të vazhdohet me klorifikim dhe dezinfektim, e posaçërisht kërkoi një vëmendje më të shtuar të gjendjes në arsim. Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, u shpreh se janë duke e menaxhuar mirë situatën sa i përket respektimit të masave, kurse ka bërë të ditur se momentalisht janë 2 policë të infektuar.

Kurse drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hanife Jonuzi, ka bërë të ditur se ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve që kërkojnë asistencë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.