ARKATANA

Haliti: “Fenetres” një biznes model e frymëzues për mërgimtarët dhe për të gjithë ata që synojnë të investojnë në vendlindje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Ky biznes është shembull i një mërgimtari që ka investuar guximshëm në vendlindje dhe që po afaron me sukses, duke eksportuar të gjithë prodhimin jashtë vendit ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve me biznese dhe afaristë të suksesshëm, kësaj radhe vizituam biznesin shumë rentabil “Fenetres”, me pronar Kadri Sabedinin, i cili numëron 82 punëtorë të punësuar në vend dhe mbi 300 punëtorë në Zvicër.

Ky biznes është shembull i një mërgimtari që ka investuar guximshëm në vendlindje dhe që po afaron me sukses, duke eksportuar të gjithë prodhimin jashtë vendit.

Fundamenti

Së bashku me bashkëpunëtorët, e përgëzova pronarin Kadri Sabedini për arritjet e shkëlqyera dhe për punën e jashtëzakonshme që po bën në promovimin e zhvillimit ekonomik lokal.

Një falënderim i veçantë i drejtuam për kontributin e tij në punësimin e të rinjve dhe të rejave, duke krijuar vende pune dhe duke fuqizuar komunitetin tonë.

Ky biznes është një model frymëzues për mërgimtarët dhe për të gjithë ata që synojnë të investojnë në vendlindje!