Mobi Casa

Vitia po kremton festën e 28 Nëntorit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me qëllim të shënimit të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar, Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë solemne ku është folur për rëndësinë që ka kjo festë ndër vite tek shqiptarët.

Me pas përfaqësuesit e Institucioneve komunale të Vitisë, policia e Kosovës, qytetarë, përfaqësues të subjekteve politike e të tjerë kanë bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve në Viti, ku u përkujtuan dëshmorët e kësaj komune të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.

Kurse në seancën solemne që u mbajt sot nga një fjalë rasti e mbajtën, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe ish kryetari i OVL-UÇK në Viti, Abdyl Bajrami.

Uji Dea

Gjatë kësaj seance u fol për rëndësinë e kësaj ditë si dhe u përcollën urimet festive.

Më pas nën organizimin e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, pritet të realizohen edhe disa aktivitete si koncerti festiv dhe atë me fillim nga ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”.

Poashtu dje në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, ora e parë mësimore ju është kushtuar kësaj dite historike, kurse sot pritet të zhvillohet edhe një ndeshje sportive në mes të SH.F “ Kosova” me SH.F “Kumanova”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.