FITORJA

Vitia nënshkruan aneks – marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Kosova-Luksemburg për mbështetjen e komuniteteve dhe projekteve të gjelbra

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës Kosova-Luksemburg, me ç’rast është nënshkruar një aneks-marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Vitisë dhe kësaj organizate.

Marrëveshja u firmos nga zv.kryetari Hasan Aliu dhe drejtori i organizatës Kosova-Luksemburg, Fisnik Beqiri, dhe ka për synim të mbështesë komunitetet që jetojnë në territorin e komunës së Vitisë, duke promovuar përfshirjen e tyre në projekte të rëndësishme zhvillimore dhe mjedisore. Ky projekt përfshin një gamë aktivitetesh që lidhen me energjinë e ri përtëritshme dhe atë efikase, si dhe me përmirësimin e ndriçimit publik, duke kontribuar kështu në një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm për qytetarët.

Sipas marrëveshjes, thirrja për aplikim do të hapet gjatë këtij muaji, ku të gjitha fshatrat e komunës do të kenë të drejtë të aplikojnë me projekt-propozimet e tyre konkrete në përputhje me objektivat e programit.

Vlera e përgjithshme e këtij investimi është 35.000 euro, prej të cilave 23.000 euro do të financohen nga organizata Kosova-Luksemburg, ndërsa 12.000 euro do të mbulohen nga buxheti i Komunës së Vitisë.

ARKATANA

Hasan Aliu e vlerësoi lartë këtë bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë që ka partneriteti me organizatat ndërkombëtare në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunitet.

“Ky projekt është një tjetër hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe promovimit të energjisë së gjelbër në komunën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të sjellë sa më shumë mundësi të tilla për qytetarët tanë”, u shpreh Aliu.

Në anën tjetër, drejtori Fisnik Beqiri nga Kosova-Luksemburg u shpreh se kjo marrëveshje është një vazhdimësi e bashkëpunimit me Komunën e Vitisë dhe një përkushtim për të ndihmuar komunitetet që të zhvillojnë projekte që kanë ndikim pozitiv në jetën e tyre të përditshme dhe në ambientin përreth.

Thirrja që do të shpallet së shpejti, pritet të nxisë kreativitetin dhe angazhimin e komuniteteve lokale në përpilimin e projekteve konkrete dhe të qëndrueshme, me synim përfitimin e drejtpërdrejtë të banorëve në aspektin energjetik, mjedisor dhe zhvillimor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.