Hidromorava

Vitia, komuna e vetme në Kosovë, që ka shpallur vitin 2022, vit i personave me aftësi të kufizuara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Komuna e Vitisë po llogaritet si komuna e vetme në Kosovë, që vitin 2022 e ka shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara dhe atë me një vendim të kryetarit Sokol Haliti.

Me këtë rast kjo komunë ka ndërmarr dhe pritet që të ndërmerre edhe disa vendime të tjera për të përmirësuar mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara në këtë komunë.

Sipas vendimit të marrë nga kryetari Haliti, institucionet komunale në Viti, obligohen që të punojnë në fushën e aftësisë së kufizuara që të ndërmarrin masa me qëllim të krijimit të mundësive të barabarta, përmirësimin e kushteve të jetës për personat me aftësi të kufizuara në fushën e arsimit, punësimit, shërbimet ndihmese dhe jetesës pa pengesa si dhe politikave të gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse duke përditësuar kulturën e respektimit dhe mbrojtën e të drejtave themelore të personave me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu sipas këtij vendimi me të synohet të sigurohen nevojat dhe interesat e personave me aftësi të kufizuara dhe që ato të merren gjithmonë parasysh me prioritet.

Uji Dea

Ndërkaq kryetari Haliti, ka nxjerrë edhe një vendim tjetër në lidhje me personat me aftësi të kufizuara, konkretisht bëhet fjalë për vendimin për formimin e Këshillit Komunal për Personat me Aftësi të Kufizuar, ku pos zyrtareve komunal ka edhe anëtarë nga organizatat e shoqërisë civile, organizatave rinor dhe organizatat që merren me avokimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas Ibadete Hyseni, zyrtare komunale në Viti, ky këshillë ka iniciuar edhe hartimin e një strategjie dhe panin e veprimit afatmesëm për personat me aftësi të kufizuara, ku sipas saj për momentin është duke u bërë një analizë e situatës për këta persona. Znj.

Hyseni tha se komuna e Vitisë ka bërë edhe identifikimin e qasjes për personat me aftësi të kufizuara dhe ka realizuar qasjen e tyre në institucionet publike. Ndërkaq bëhet me dije se janë duke u shikuar mundësitë e punësimit të disa personave me aftësi të kufizuara në administratën komunale për një periudhë të caktuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.