Fundamenti

Haliti: LDK ka forcën, pasionin dhe vizionin për të udhëhequr një ndryshim të vërtetë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Një entuziazëm i jashtëzakonshëm për vizionin tonë na përcolli sot në qytetin tonë në Viti, ku energjia e stafit shëndetësor dhe mësimdhënësve ishte frymëzim i vërtetë ka shkruar Sokol Haliti.

Së bashku me kryeministrin e ardhshëm, Dr. Lumir Abdixhiku, e me bashkëpunëtor, në QKMF “Nëna Terezë” me Vjollcën, e në Kampusin e Shkollave të Mesme me Artën, përjetuam pasionin e përkushtimin e pashoq të njerëzve që janë në vijën e parë të shërbimit dhe edukimit të këtij vendi.

Në çdo zë dhe buzëqeshje sot, u dëshmua e vërteta e pamohueshme: Lidhja Demokratike e Kosovës ka forcën, pasionin dhe vizionin për të udhëhequr një ndryshim të vërtetë, për të ndërtuar një Kosovë ku shëndetësia është e qasshme dhe e dinjitetshme për çdo qytetar, dhe arsimi është udhërrëfyesi i gjeneratave që do të formësojnë të ardhmen.

ARKATANA

Bashkë, bëjmë historinë!
Bashkë, bëjmë ndryshimin!

LDK124

LumirAbdixhiku1

SokolHaliti8