Hidromorava

Visar Bekaj shkëlqen në portë, Rey Manaj në sulm – të dy protagonistë në duelin Hatayspor-Sivasspor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Hatayspori dhe Sivasspori u përballën me njëri-tjetrin në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit turk.

Në një përballje dramatike që prodhoi pesë gola, ishin vendasit e Hatayspor ata që në fund dolën fitues me rezultat 3-2.

Në portë për Hatayspor ishte reprezentuesi kosovar Visar Bekaj i cili shkëlqeu në këtë takim duke bërë plotë gjashtë pritje.

Teksa në anën tjetër për Sivassporin gol realizoi sulmuesi shqiptar Rey Manaj, i cili po vazhdon me formë të lartë këtë sezon në Superligën e Turqisë.

Për paraqitjen fantastike në këtë takim, Bekaj u vlerësua me notën 8.1 nga Sofascore, teksa Manaj mori notën 8.0.

Uji Dea

Për Bekajn kjo ishte paraqitja e shtatë këtë sezon në kampionat, teksa për Manajn ishte e 20-ta.

Sulmuesi shqiptar me këtë gol tashmë ka shkuar në kuotën e tetë golave të realizuar këtë sezon, teksa ka edhe dy asistime.

Kujtojmë se Manaj ka marrë ftesën nga përzgjedhësi Sylvinho për dy ndeshjet e Shqipërisë në kualifikimet e Botërorit ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Ftesën po ashtu e ka marrë edhe Bekaj nga përzgjedhësi Franco Foda, për dy ndeshjet që Kosova do t’i luajë ndaj Islandës në ‘play-off’ të Ligës së Kombeve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.