Fundamenti

“Viktimat” e rektorit Gashi!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vitin e kaluar, deklarimi i pasurisë personale atë e nxori profesor në dy institucione arsimore. Pos si zëvendësministër i punëve të jashtme, Ibrahim Gashi ka mbajtur edhe pozicionin e profesorit në Fakultetin Filozofik, post ky që nga viti 1994, dhe tjetrin si profesor në Kolegjin “Fama” që nga viti 2010.

Së fundmi, Gashi, tani në pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me kthim në kohë do t’i duhej të zgjidhte vetëm një pozitë me kontratë të rregullt, për të hequr kështu dorë nga dy pozita të tjera në marrëdhënie pune.

Vendimin e tillë e ka marrë vetë ai, kur ditëve të fundit u ka dërguar një letër dekanëve të fakulteteve duke i informuar ata lidhur me ecurinë e veprimeve të ndërmarra për dorëheqje nga marrëdhënia e dytë e punës për stafin e rregullt akademik, të cilët kanë edhe një marrëdhënie pune përpos asaj të nënshkruar me Universitetin e Prishtinës.

Eco Higjiena

E “viktima” e parë e këtij vendimi është Nagip Skenderi. Profesor në Universitetin e Prishtinës tash e 12 vite, Skenderi ligjëron lëndët Hyrje në Biznes, Mjedis në Biznes, Ekonomia dhe politika monetare dhe Makroekonomi, në dy semestra dhe në të dy nivelet e studimeve, atë bachelor dhe master.

Ai thotë se pa hezitim ka zgjedhur punën me studentët e UP-së, kjo për të qenë edhe më afër tyre.

“Por unë asnjëherë nuk kam munguar në orët e ligjëratave, edhe sa kam punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Thjesht e mora këtë vendim sepse kështu ka kërkuar Rektorati dhe unë e bëra zgjedhjen”, thotë Skenderi. “Kjo është gjë e natyrshme, dhe unë e kam mirëpritur këtë nismë të rektorit Gashi. Unë kam studentët e mi të masterit ku edhe jam mentor i disa prej tyre, prandaj jam përgatitur edhe psikikisht që nga tetori të filloj ligjëratat”, pohon Skenderi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.