Veç n`kujtime më ke mbetur
Poezi nga Nijazi Kastrati
Pak dashuri që më pat mbetur
Dalë ngadalë çdo ditë po shuhet
Veç n’kujtime tash m’ke mbetur
Asgjë nga ti s’dua të ruhet.
Përgjithmonë dua t’harroj
T’frenoj veten nga mallkimi
Nga ajo ditë kur u largove
More rrugë nga perëndimi
Ik, e në mendje mos mu sill
Sepse dhimbje më shkakton
Tani mua s’më përket
Shpejt kjo plagë do më shëron.
Është kjo plaga që m’krijove
Nga kjo zemër kur ke ikur
Ik tash, ik sa më larg meje
Për ty ndjenjat më janë fikur!
Tash më dukesh lule vjeshte
Në kopsht varur e venitur
S’ke freski as aromë prilli
Ngrica n’shpirt je duke pritur!