Vetëvendosje e dështon sërish konstituimin e Kuvendit me “metodën Dehari”

Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës për të 45-ën herë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, sërish hodhi në votim formimin e Komisionit për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, por në votim s’morën pjesë partitë që ishin në opozitë legjislaturën e kaluar.
Në sallë të pranishëm ishin 93 deputetë, 49 votuan për, asnjë kundër, asnjë abstenim
Edhe sot para nisjes së seancës, para Kuvendit pat aksione simbolike që kundërshtonin bllokadën e krijuar tash e sa kohë.
Lëvizja Vetëvendosje nuk po lëshon pe, duke insistuar në metodën për votim të fshehtë, derisa partitë tjerë këtë po e konsiderojnë kundërkushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykimin që obligon deputetët që brenda 30 ditëve të konstituojnë legjislaturën e nëntë./express/