ARKATANA

Gjyqësori i paaftë të siguroj gjykim të drejt dhe brenda afatit kohor

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Sipas raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP), gjatë vitit 2024, qytetarët e Kosovës janë ankuar më së shumti për shkeljen e të drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, me gjithsej 171 raste, raporton Ekonomia Online.

Në lidhje me këtë nga Institutit Demokratik të Kosovës (IKD) kanë deklaruar se ky numër i madh i ankesave tregon një mungesë serioze të funksionimit të sistemit gjyqësor në Kosovë.

Hulumtuesi i lartë në IKD Gzim Shala, ka thënë për Ekonomia Online se sistemi Gjyqësor në Kosovë përkundër përpjekjeve nuk është në gjendje që të garantoj gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor.

“Fillimisht do të thotë pa marrë parasysh se cila ka qenë përmbajtja e këtyre ankesave një numër kaq i madh i ankesave të qytetarëve në drejtim të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) për shkeljet e kësaj të drejtë dhe duke pasur parasysh korrelacionin e këtij numri me numrin total të ankesave që ka pranuar IAP-ja, kjo paraqet një çështje që çështja e gjykimit të drejt për qytetarët mbetet një prej shqetësimeve kryesore dhe për këtë arsye, kjo më pastaj është reflektuar edhe tekë IAP-ja. Ka shumë situata shumë çështje për çka një person mund të pretendoj se kemi të bëjmë me shkeljet te gjykimit të drejt, mirëpo do të thotë njëra nga problematikave kryesore që përmendet vazhdimisht është trajtimi i rasteve brenda një afati të arsyeshëm kohorë. Aktualisht sistemi Gjyqësor në Kosovë përkundër përpjekjeve nuk është në gjendje që të garantoj gjykim brenda një afati të arsyeshëm kohor dhe këtu ndikojnë disa arsye” tha ai.

Shala ka thënë se arsyet që kanë rënduar situatën në sistemin gjyqësor janë mbingarkesa e lëndëve, trajtimi i ngadalshëm i rasteve, çështja e administrimit të rasteve e çështja e efikasitetit të gjyqtareve.

“Arsyeja me kryeciale është mbingarkimi i sistemit të drejtësisë në numër të madh të lëndëve. Për shkak se institucionet e administratës publike nuk kanë përmbushur detyrimet e veta, për çështjen e kontratës kolektive, çështja e pensioneve të dyfishta e te tjera. Përkundër se është e qartë se cili është obligimi i administratës publike, të njëjtit nuk kanë reflektuar dhe i kanë detyruar qytetarët që të shkojnë në Gjykatë, kjo e ka rwnduar edhe gjyqësorin, i cili nuk ka qenë në gjendjen që të përgjigjet brenda një afati të arsyeshëm kohor. Kjo nuk është arsyeja e vetëm, çështja e administrimit të rasteve, çështja e efikasitetit të gjyqtarwve është po ashtu njëra prej çështjeve që kanë ndikuar në këtë drejtim. Ky numër i ankesave duke pasur parasysh edhe raportin me numrin e përgjithshëm të ankesave të deponuar në IAP tregon se çështja e gjykimit të drejt paraqet një shqetësim për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai per Ekonomia Online.

UBT

Shala ka nënvizuar se reforma e sistemit gjyqësor dhe procesi i vetingut mbeten të domosdoshme për të rikthyer besimin e publikut ndaj drejtësisë.

Ai shtoi se, pavarësisht zotimeve për fillimin e procesit të vetingut, ky proces ende nuk ka nisur, duke shtuar se disa ligje të rëndësishme që do të ndihmonin funksionimin e sistemit gjyqësor kanë mbetur të papërfunduara.

“Nëse flasim për reforma të mëdha, definitivisht vetingu vazhdon me qenë nevojë për sistemin e drejtësisë, për shkaka se niveli i besimit të publikut ndaj sistemit gjyqësor është ende i ulët dhe është i pa mjaftueshëm dhe nëse sistemi gjyqësor nuk ka besimin e publikut, atëherë e ka vështirë që të jetë një adres kredibile për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, pa marr parasysh sesi funksionon është shumë e nevojshme që sistemi gjyqësor të ketë një besueshmëri nga publiku. Çështja e vetingut ndër të tjera për shkak të mungesës së besimit të publikut në këtë sistem është i nevojshëm zhvillimi i procesit të vetingu. Mirëpo, përkundër faktit që ishte paraparë që ky proces pothuajse tani të përfundoj në këtë kohë, ky proces ende nuk ka filluar, në anën tjetër janë një sëre ligjesh të cilat janë pjesë e procesit dhe deklaratë së përbashkët të zotimeve të cilat nuk kanë arritur që të përfundohen nga qeveria, që janë të domosdoshëm. Këtu bëhet fjalë për Ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Përgjegjësit Disiplinore të Gjyqtareve dhe Prokurorëve që po e marr si shembull që ka një mungesë të konsiderueshëm të disa mekanizmave dhe ka problem të ndryshëm në zbatimin tij e që nevojitet reformë në këtë drejtim. Mirëpo, draftet e publikuara kanë pasur probleme kushtetuese dhe nuk kanë vazhduar tutje dhe që aktualisht janë duke u trajtuar nga ana e Komisionit të Venecias”, ka thënë ai.

Shala përmendi gjithashtu përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë për një projektligj mbi gjykimin brenda afateve të arsyeshme kohore, por theksoi se ky projektligj nuk adreson nevojat reale dhe mund të krijojë më shumë kaos sesa zgjidhje.

“Gjithë kjo kohë që ka kaluar e ka lënë gjyqësorin pa këto ligje të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për funksionimin e tyre. Sa i përket gjykimit brenda një afati të arsyeshëm kohor ka pasur një tentativë të Ministrisë së Drejtësisë që e ka publikuar në konsultime publike, në një projektligj të tillë, mirëpo që përkundër qëllimit legjitim që ka një projektligj i tillë prapë se prapë i njëjti nuk i përgjigjet nevojave reale që ka kjo çështje dhe situatës aktuale në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë duke rrezikuar që më tepër të krijoj kaos brenda sistemit të drejtësisë se sa të adresoj çështjen e gjykimit brenda një afati të arsyeshëm kohorë”, ka thënë ai për Ekonomia Online.