Hidromorava

“Vetëm kjo e shpëton shtetin”, vjen alarmi i rëndë për drejtësinë kosovare

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Sipas njohësve të fushës së drejtësisë, por edhe sipas vlerësimit të organizatave ndërkombëtare, Gjyqësori i Republikës së Kosovës po vazhdon të mbetet model i keq për plot 20 vite, i kapur dhe i dirigjuar nga pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale, pasi për fatin e lëndëve gjyqësore në procedurë, vendosin ata që kanë interes për t`u refuzuar apo për t`u miratuar, duke shpërblyer pastaj për këtë veprim gjyqtarët me gradim nga Gjykata Themelore në atë të Apelit, apo nga Gjykata e Apelit në atë Supreme.

“Dihet se çfarë pasurie kanë krijuar, si në sektorin privat edhe në atë publik elementet e ndryshëm! Dihet se çfarë pasurie kanë gjyqtarët e prokurorët në Kosovë! Dihet se çfarë pasurie kanë në nivel qendror dhe lokal të politikës! Dihen dhe fare nuk përgjigjen. Pra, vetëm VETTING-u e shpëton shtetin nga elementet e tillë antishtetëror”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas njohësve të fushës së drejtësisë, por edhe sipas vlerësimit të organizatave ndërkombëtare, Gjyqësori i Republikës së Kosovës po vazhdon të mbetet model i keq për plot 20 vite, i kapur dhe i dirigjuar nga pushtetarët e inkriminuar dhe nëntoka kriminale, pasi për fatin e lëndëve gjyqësore në procedurë, vendosin ata që kanë interes për t`u refuzuar apo për t`u miratuar, duke shpërblyer pastaj për këtë veprim gjyqtarët me gradim nga Gjykata Themelore në atë të Apelit, apo nga Gjykata e Apelit në atë Supreme. E këtë e quan skandaloze, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Sipas Kelmendit, është skandaloz veprimi se si po vazhdon të bëhet avancimi në pozita në gjyqësorin e Kosovës, vetëm për të dëgjueshmit e pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale, e ku lajmi ju kumtohet gjyqtareve të inkriminuar të politikes se po avancohen në pozita, ende pa u marr as edhe një vendim zyrtar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pasi që KGJK-ja realisht vazhdon të mbetet 100% në duart dhe nën kontrollin e plotë të pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale.

“Lidhur me gjendjen në sistemin prokurorisë dhe gjyqësorit kemi shkruar dhe kemi sjell fakte dhe dëshmi të shumta. Tash dihet se pa një VETING në këto dy fusha, sikundër edhe në organet tjera të shtetit, te Policia e Kosovës dhe te organet e luftimit të krimit, kurrë sistemi juridik dhe spastrimin nuk do të bëhet në vend. Çrregullime ka në të gjitha nivelet. Nëpër gjykata, deri të Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese ka vetëm sjellje dhe ndërrim të pozitave, pa asnjë veprim konkret në kualitet. Nga shkalla e parë kalojnë te Gjykata e Apelit dhe nga aty në Gjykatën Supreme. Ndërrime të karakterit që tregojnë kapjen e sistemi juridik”, thotë profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Uji Dea

Krejt çka ndryshon me këto emërime që sillen në një qark të telekomanduar nga politika dhe grupet e interesit, sipas Muhamet Kelmendit janë pagat e majme që i marrin kot së koti.

“Dhe këta paguhen shumë. Të ardhurat e tyre shkojnë deri në 3000 Euro. Kanë shumë privilegje dhe kudo nëpër restaurantet e shtrenjta i sheh me element të dyshimtë. I tërë sistemi është shndërruar në mekanizëm për të ruajtur pasurinë e krijuar në mënyra të dyshimta. Këta po e ruajnë pasurinë e grupeve dhe të individëve edhe të sektorit privat dhe të atij publik dhe të politikanëve”, thekson Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Duke qenë mekanizmat e drejtësisë të lidhur ngushtë me grupet e inkriminuara, si të sektorit publik-shtetëror, edhe të atij privat, sipas Kelmendit bashkëjetojnë të gjithë me krimin dhe pasurohen në kurriz të qytetarëve, prandaj derisa nuk kemi Vetting në drejtësi, nuk mundë të shkëputet kjo lidhje.

“Dihet se çfarë pasurie kanë krijuar, si në sektorin privat edhe në atë publik elementet e ndryshëm! Dihet se çfarë pasurie kanë gjyqtarët e prokurorët në Kosovë! Dihet se çfarë pasurie kanë në nivel qendror dhe lokal të politikës! Dihen dhe fare nuk përgjigjen. Pra, vetëm VETTING-u e shpëton shtetin nga elementet e tillë antishtetëror. Rrugë tjetër nuk ka”, përfundon profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.