Fundamenti

Vranët dhe me shi, nga 19 qershori pritet stabilizim i motit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

IHK bën të ditur se do të ketë edhe shkarkime rrufesh, ndërkaq temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit.

Uji Dea

IHK thekson se një stabilizim i theksuar i motit parashihet nga data 19 qershor.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/