FIDANISHTJA

Vështrim eseistik, poezia si brengë e identitetit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Mehmetali Rexhepi – Hysen Këqiku: “Çka t`i bëjmë të bukurës”. Që në titull shfaqet brenga e një artikulimi të ndrydhjes, të tjetërsimit, të mashtrimit “e ardhur dikah.” Mbi ne bie paradoksi i heqjes dorë nga burimorja, nga e bukura burimore dhe hyrja në një kafaz të zi fute të lëvizshme. Kafazi i futës së zezë! Një imponim dogmatik tërësisht i panatyrshëm është futur në estetikën e natyrës së lirë njerëzore, e cila mund të emërtohet sipas përkatësisë e prejardhjes së huaj. Përvoja e identitetit të poetit bie ndesh me grackën e këtij imponimi, gjithnjë fshehur prapa “mallkimit” anonim, brenda etiketës së huaj “haram!”.

Të këtillë çfarë jemi, kemi një sprovë tematike së cilës i qaset Hysen Këqiku, që ta piketojë me ngjyrat e një art-stisje të tij, që mëtojnë ta fusin në kllapa figurative dhe semantike këtë mynxyrë, këtë kapje pas një tjetërsimi etik e estetik! Sfondi i kësaj dogme mbyll të bardhën me perden e errët…

Humbja “vullnetare” e identitetit historik, etnik, autokton dhe qytetërues, këtij varg-thurësh do t`ia sjellë tendosjen e shkallës më të lartë të termometrit emocional:
“ As…
Dëgjo e mos plas”
( Çka t`i bëjmë të bukurës)
Ç`janë sprovat si këto? Sprovat e këtilla janë përballje me të ndodhurat e kaheve të pakëndshme: Quo vadis kombi im?!- do të thërriste poeti. Të ndodhurat i vijnë jetës sonë dhe, jeta duhet t`i mbledhë forcat e mënyrën njerëzore për t`i kapërcyer imponimet… Mirëpo, kapërcimi i honeve të sotme ka koston e vet… Që të mos biem në hone asimiluese, pra t`i kthehemi shpirtit tonë profetik, mençurisë sonë profetike, asaj që e ka ushqyer ndërdymen tonë shekullore…

Gjithsesi, shpirti krijues e përjashton indiferencën si një mysafire e paftuar, e cila nuk çanë kokën për zvogëlimin e dhimbjes e të tjetërsimit përreth saj.

Uji Dea

Dialektika e njeriut, dheut, ujit dhe diellit do të vijojë çeljen e bukurisë në trajta vijash, të skalitura me fisnikëri, ndjeshmëri gjaku e ndjenjash… Nga brendia e shpirtit del thirrja e ndërgjegjes për t`i thënë vetasgjësimit: ndal!

Tashti shkallaren e përvojës të kërkimtarit të së bukurës, poezia ia ngriti në “Pallat në tre kate.” Përderisa në dy katet e jetës, përvoja ia shpie barrët e brengat, mosha e tretë nuk i jep atë mundësi personazhit për ta prekur katin e tretë. Mes arritjes dhe mësymjes për arritje luhatet gjakimi njerëzor, gjakimi (j)etik e poetik i Hysen Këqikut.

Rrugëtimi i gjatë për qëmtim idesh e figurash, e solli autorin deri te vëllimi i prehjes poetike. Për çfarë prehje bëhet fjalë? Prehja vjen për bërje të bilancit të jetës; i mbetjes të asaj të mundshmes pas kërkimit të përhershëm të pamundshmes. Tashti vargjet të shumtën i reflektojnë urti, ndërsa urtia ia shtrin dorën atij, të mos mbetet ”shpirt i strukur/ akoma në vetmi.”/rajonipress/

Gjilan, më 4 prill2019

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.