HW

Veseli: Qeveria dështoi gjatë pandemisë, por institucionet e shtetit funksionuan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, nga ku falënderoi të gjithë policët për punën e mirë që po kryejnë gjatë pandemisë.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se përkundër dështimeve të vazhdueshme të Qeverisë në 100 ditët e saj, institucionet e Kosovës të krijuara me shumë mund gjatë 20 viteve, funksionuan shumë mirë.

“Akademia e Policisë nuk është duke punuar, mirëpo efektet e akademisë janë duke u parë, të cilat janë funksionale dhe kredibile dhe të cilat kanë besim tek qytetarët në momentin kur kemi vendime politike te cila janë kaotike dhe krijojnë konfuzion siç ka bërë kjo qeveri këto 100 ditë”, tha Veseli.

“Sot është 100 ditshi i kësaj qeverisje dhe janë 100 dështime të njëpasnjëshme. Por 20 vjet investime në institucionet e Kosovës tregojnë se Policia, Zjarrfikësit, Dogana dhe punonjësit shëndetësorë janë duke kryet punën e vet”, tha ai.

HW

Ismail Smakiqi, drejtor i Akademisë për Siguri Publike në Vushtrri tregoi se nuk kanë kadet te mjaftueshëm.

“Meqenëse nuk kemi kadetë, nuk kem studentë dhe po vazhdojmë online. Kurse me kadet po presim momentin qe institucionet qendrore të vazhdojnë punën, sepse policia e Kosovës ka nevojë për kadetë dhe kjo është gjendja momentale. Ne kemi një staf esencial është në përgatitje të riakreditimeve të akademisë”, tha Smakiqi.

Ai foli edhe për akreditimet qe do të kenë vitin e ardhshëm.

“Tri akreditime kemi vitin e ardhshëm, programe profesionale, studimore dhe një program por edhe një ndërkombëtare qe e ka akademia e SHBA-së. Po shpresojmë se do të vazhdojmë me këto riakreditime dhe jemi në përgatitje të tyre”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.