UBT

Hacker për sulmin në “Iber – Lepenc”: Ky sulm terrorist ngjason me veprimet ruse në Ukrainë, duhet hetim i paanshëm

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i FDP Thomas Hacker, i cili është përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në këtë parti dhe anëtarë i Komisionit për politike te Jashtme në Bundestag, ka thënë se sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike në “Iber- Lepenc”, ngjason me veprimet ruse në Ukrainë. Ndërsa ka kërkuar hetim të plotë dhe të paanshëm.

Hacker po ashtu e ka quajtur të turpshëm faktin që dhe organizatori i dyshuar i sulmit në Banjskë, është ende duke shijuar lirinë e tij në Serbi.

„Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike të #Kosovës ngjason me veprimet ruse në Ukrainë. Ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë dhe të paanshëm. Fakti që organizatori i dyshuar i sulmit në Banjska është ende duke shijuar lirinë e tij në #Serbi është një turp, por fatkeqësisht, nuk është ndonjë surprizë e madhe”, ka thënë Hacker.

Mobi Casa

E lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti, i cili ka falenderuar Thomas për deklaratat e tij, lidhur me sulmet terroriste në veri.

“Shkurt dhe qartë – faleminderit Thomas”, ka shkruar Ajeti në Facebook. Ndërsa ka ndarë dhe deklaratat e Hacker, të cilat i ka bërë lidhur me sulmet terroriste në veri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.