Hidromorava

Veseli premton fond 200 milionë euro për punësim të qëndrueshëm

/ 2 minuta lexim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, mbrëmë ka takuar edhe banorët e Shalës së Lipjanit.

Ai ka premtuar se prodhuesve do ua subvencionojnë interesin e kredisë deri në 80 për qind për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, si dhe ka premtuar themelimin dhe zhvillimin e Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve.

“Partia Demokratike e Kosovës është shpresë edhe për Shalën e Lipjanit. Ne do t’i rrisim grantet investive dhe subvencionet për fermerët e vyeshëm të kësaj ane. Do ua subvencionojmë interesin deri në 80 për qind të gjithë prodhuesve që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”.

Ata që e punojnë tokën do të mbështeten edhe në krijimin e lidhjeve me tregje për plasimin e produkteve bujqësore, sepse ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane.

Kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do ta rrisim në qindra miliona euro dhe do ta themelojmë dhe zhvillojmë edhe Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve”, ka shkruar Veseli.

Mund të ju interesoj: