UBT

Veseli premton 300 çerdhe të reja – për gratë që lindin fëmijën e tretë dhe të katërt nga 1,000 -1,500 euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatja për deputete, Dhurata Hocha, gjatë ditës ka vizituar një çerdhe në kryeqytet, nga ku është zotuar se gjatë qeverisjes së tij do të ndërtohen 300 çerdhe të reja në tërë vendin.

Nga aty Veseli tha se fokus i tij është futja obligative e fëmijëve në edukimin parashkollor. Po ashtu, kreu i PDK-së foli edhe për rritjen e familjeve, ku premtoi se do stimulojnë lindjen e fëmijëve, ku tha se për fëmijën e tretë familjet do të marrin një mijë euro. “Fokusi im i madh është që të bëhet futja pothuajse obligative nga 0 deri në 6 vjeç. Kam paraparë ndërtimin e 300 çerdheve, të cilat do të jenë pikërisht në këtë qëllim.

Pastaj si orientim konservator në të cilën është partia ime dhe unë, familja e luan rolin e jashtëzakonshëm. Fuqizimi i familjes, ne do të stimulojmë me politikat tona lindjen e fëmijës të tretë me 1 mijë euro, lindjen e fëmijës të katërt me 1 mijë e 500 euro. Orientimi ynë është rritja e familjes dhe përgatitja e fëmijëve tanë që të jenë të barabartë me fëmijët evropian, për arsye se edhe konkurrenca, ambienti ku jetojmë është evropian dhe konkurrenca duhet të jetë evropiane”, tha ai. Kurse, drejtoresha e këtij kopshti, Gëzime Rexhepi Çollaku, tha se sfida më e madhe me të cilën përballen gjatë punës së tyre është pushimi i lehonisë.

Ajo nga Veseli kërkoi që të gjendet një zgjidhje në mënyrë që t’iu lehtësohet puna bizneseve, e edhe gratë të kenë mundësi të rrisin familjet e tyre. Pretendenti për kryeministër të vendit, premtoi se do të jetë në mbështetje të fuqizimit të çerdheve private. “Kam me iu kriju hapësirë të madhe grave që të kenë mundësi, pastaj të kenë edhe aktivitete qoftë në punësim, qoftë në ndërmarrësi, që të mos jenë të varura drejtpërdrejtë vetëm prej situatës familjare”, tha ai.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.