Mobi Casa

Veseli nga Lipjani: Lufta ime kundër korrupsionit është e përbashkët me luftën globale të Presidentit Trump

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur tubimin kryesor zgjedhor në qytetin e Lipjanit ku ka dhënë mesazhe të forta në luftën kundër korrupsionit.

Ai ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit do të vendoset mes një partie sikurse PDK-ja që e forcon miqësinë me SHBA-të apo të një koalicioni që sjellë izolim dhe jo shpresë e korrupsion sikurse Mustafa-Kurti. “Zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë kritike. Do të jenë referendum se cilin drejtim do ta merrë Kosova jonë – a do të kemi një qeverisje e cila do të jetë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës; një qeverisje e cila do të jetë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, një qeverisje që është për ekonomi të dijes, rini e ndërmarrësi apo do të kemi një koalicion i cili nuk sjell shpresë por sjellë izolim, korrupsion dhe varfëron shtetin e ai është Mustafa-Kurti” ka thënë Veseli para mijëra përkrahësve të zhurmshëm.

Më tej, Veseli nuk është ndalur me kaq në mesazhet anti-korrupsion duke thënë se platforma e tij kundër korrupsionit dhe nepotizmit është platform e përbashkët me Presidentin Trump në luftën globale kundër korrupsionit. “Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftohet më lehtë dhe më mirë korrupsioni; me SHBA-të zhvillohet më mirë ekonomia, dhe hapen vendet të reja pune; me SHBA-të integrohemi më shpejt në NATO dhe BE. Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit është platformë e përbashkët të cilën e kanë Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump në luftën globale kundër korrupsionit” ka thënë Veseli. Ai ka kërkuar që të votohet vetëm PDK-ja me numrin 112 dhe të gjithë kandidatët e kësaj partie.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.