Uji Dea

Veseli me lojtaret e kombëtares së Kosovës: Ju jeni heronjtë e rinisë sonë

/ 1 minutë lexim

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët i ka përgëzuar për punën ekipore dhe fitoret që po i sjellin Kosovës.

Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se lojtarët e kombëtares së Kosovës po luftojnë për ëndrrën e rinisë së Kosovës.

“Dashuria për shtetin, shpirti i fitores, puna ekipore, disiplina dhe modestia i kanë shndërruar djemtë e Kombëtares së Kosovës në frymëzim për tërë shoqërinë. Ju jeni heronjtë e rinisë sonë. Ju punoni dhe luftoni për ëndrrën tonë. Ne punojmë dhe luftojmë për të ardhmen e gjithë të rinjve të Kosovës. Unë biri yt Kosovë, jam me ty, sot dhe përgjithmonë. Përkrahe Kosovën! #PerkraheKosoven”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/vb.214842955357585/435679630374013/?type=2&theater

Mund të ju interesoj: