UBT

Veseli, i vetmi lider që përfshihet në fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

/ 1 minutë lexim

Në takimet e ndryshme elektorale, kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, është parë që të mbaj shenjën dalluese të fjongos roz që është shenja simbolike e fushatës së vetëdijesimit të kancerit të gjirit. Fillimi i tetorit nënkupton fillimin e Muajit të Vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit që synon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje.

Shiriti rozë është prej vitesh një simbol i njohur për ngritjen e vetëdijes për rreziqet e kancerit të gjirit. Ky lloj kanceri është i dyti më i shpeshtë në popullatën e përgjithshme ndërsa tek gratë është më i shpeshti duke prekur 1 në 8 femra. Një ndër arsyet përse bëhen aktivitete në tetor është që të shtohet informacioni për këtë lloj kanceri dhe gratë të bëjnë sa më shpesh mamografi sepse zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet mënyra më e mirë me luftu.

Mund të ju interesoj: