Fundamenti

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e Gjilanit ku ka shpalosur vizionin e tij për luftën kundër korrupsionit e cila do të mundësojë perspektivë të re për të gjithë qytetarët. Veseli po ashtu ka prezantuar projektin për legalizimin e 350 mijë objekteve pa leje anekënd Kosovës, për të zhbllokuar kapitalin e tyre në vlerë prej rreth 10 miliard euro.

Veseli tha se entuziazmin e madh për fitoren e madhe po e sheh anekënd Kosovës në takime të shumta me qytetarë. “Entuziazmin e fitores që po afrohet e kam ndier fort në të gjitha takimet që kam pasur sot në Gjilan, Skifteraj dhe Sllatinë. Me aktivistët e shumtë që takova biseduam për planin që kemi hartuar për të luftuar korrupsionin i cili po e mban peng zhvillimin e ekonomisë sonë. Fusha e patundshmërisë preket në veçanti prej abuzimeve prandaj ne kemi krijuar një vizion të qartë e konkret për t’iu dhënë fund atyre. Ne do ia çlirojmë energjitë zhvillimore këtij sektori duke legalizuar qindra mijëra ndërtime pa leje dhe duke eliminuar burokracitë dhe korrupsionin tek nxjerrja e lejeve të ndërtimit në të ardhmen. Duke fituar luftën kundër korrupsionit, ne do ta forcojmë ekonominë tonë e do hapim mundësi që rinia jonë të heqë dorë nga emigracioni”, ka thënë Veseli./rajonipress/

UBT

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.