Veseli: Do t’i pastrojmë listat e veteranëve që askush mos të abuzojë me emrin e shenjtë UÇK

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot pasdite qindra veteranë të UÇK-së në Drenicë nga ku ka paralajmëruar nismën e tij të madhe për pastrimin e listave të veteraëve nga ata mashtrues.

Veseli tha se ë qeverinë e re që do ta udhëheqë nuk do e lejojë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Statusi i plotë i Kadri Veselit: Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së.

Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).