GRANDEMALL

Veprimtaria e pandalshme e intelektualit Luan Gashit për çlirimin e atdheut

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Sami Arifi – Luan Gashi u lind në Elbasan në vitin 1922, familja e tij nga dhuna serbe ishin shpërngulur nga Kurshumlia në Kosovë, pastaj kishin ndërruar vend në Elbasan, ai shkollën fillore dhe atë të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa studimet i mbaroi në Itali dhe në SHBA.

Luani ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja: Anglishtes, frëngjishtes, italishtes, greqishtes, e të tjera.

Atdhetari Luan Gashi rrjedh nga një familje me tradita kombëtare, familja e tij ishte shpërngulur me dhunë nga Kurshumlia si mijëra familje tjera shqiptare.

Familja e tij fillimisht ishte vendosur në Kosovë, por më vonë kishte ndërruar vend dhe ishte vendosur në Shqipëri.

Atdhetari Luan Gashi që herët ishte radhitur në rininë e “Ballit Kombëtar” në frymë e “Ballit Kombëtar” ishte edhe babai i tij, Prof. Ahmet Gashin, i cili iu kishte përgjigjur thirrjes për të kontribuar në hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe, kështu, që të dy inkuadrohen në Normalën “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Përveç veprimtarisë politike kombëtare, ata bënin punën edukativo-arsimore me përkushtim të veçantë në bashkëpunim të ngushtë me atdhetarët Prof. Ibrahim Kelmendin, Prof. Ymer Berishën, Adem Gllavicën, Ejup Binakun, Abdyl Hencin dhe me shumë patriotë të tjerë.

Luan Gashi gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB) ishte një ndër organizatorët e rezistencës në mbrojtjen e kufijve etnik shqiptar, ai ishte pjesëtar i Batalionit të Ballit Kombëtar “Zija Gashi”. Luani u dallua në luftimet në mbrojtje të Ferizajt dhe të Gjilanit, ai mori pjesë edhe në Kongresin e Kopilaçës.

ARKATANA

Luani në fund të vitit 1945 bashkë me ca luftëtarë tjerë kaloi në Greqi, ai luajti rolë të rëndësishëm në krijimin e Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë” të cilin e shpalli më 28 gusht të vitit 1945, ku, ideologu i “Ballit Kombëtar” ishte Mid’hat Frashëri.

Luani edhe pas emigrimit në SHBA prej vitit 1949 ishte sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Kosova.

Atdhetari Luan Gashi edhe pasi gjatë viteve të pesëdhjeta, emigroi në SHBA ai vazhdoi aktivitetin e dalluar për interesat kombëtare në organizimin e demonstratave në qytete si: në Nju Jork, Uashington, Çikago, Detroid e të tjera, për ta njoftuar opinionin amerikan me shkeljen e drejtave themelore të shqiptarëve nga pushtuesi serbo-sllav.

Atdhetari Lua Gashi, përkrahu kërkesat e drejta që dolën nga demonstratat e vitit 1981 në Kosovë e gjetiu në ish-Jugosllavi në trojet shqiptare, ai sensibilizojë opinionin e gjerë me gjendjen e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në ish-Jugosllavi përmes takimeve me personalitete të larta të administratës në Amerikë.

Atdhetari Luan Gashi pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë me 5 qershor të vitit 2005 në Nju Xhersi, varroset në Nju Jork, aty ku janë varrosur bashkëveprimtarët e tij, Mid’hat Frashëri, Zef Pali e të tjerë.

Atdhetari Luan Gashi është i paharruar në kujtesën e popullit së bashku me gjithë madhështorët e kombit shqiptar…

Luan Ahmet Gashi (1922-2005)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.