Fundamenti

Vendimmarrësit e Gjilanit refuzuan lirimin e bizneseve nga taksa komunale për vitin 2023

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e Kushtrim Kadriut, kryesues, sot në vazhdim të seancës së nëntë, pasi ka shqyrtuar gjerësisht kërkesën për lirimin e bizneseve nga taka komunale për vitin 2023, me shumicë votash e ka refuzuar atë, megjithëse grupimet më të mëdha politike i kanë ndarë votat në këtë pikë.

Propozimi i ardhur nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, u vlerësua i papranueshëm nga grupi i këshilltarëve të LDK-së, me arsyetim se tani kanë ndryshuar rrethanat dhe kushtet e të bërit biznes në krahasim me vitet 2020/2021, kur ishin falur këto taksa shkaku i pandemisë dhe nuk është e nevojshme falja e taksës.

Edhe grupi i këshilltarëve të PDK-së ishte i mendimit se nuk duhet të falen taksat për të gjitha bizneset njësoj, duke sugjeruar që taksat t`u falën vetëm bizneseve të vogla dhe të mesme.

Ndërkaq, LVV, me një përjashtim, i dha përkrahje propozimit të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, pasi që kjo taksë ishte falur edhe gjatë viteve 2020/2021, ndërkohë që arkëtimi i saj për vitin 2023 nuk është planifikuar fare.
Vota të mjaftueshme për miratim nuk mori as propozimi për përcaktimin e vlerës së qirasë dhe bonuseve të banimit në dy programe sociale.

Ndërkaq, Kuvendi miratoi planin lokal të veprimit për barazi gjinore 2024-2026, planin e punës të ekipit për të Drejtat e fëmijëve 2024-2026, sikurse edhe planin e punës të Kuvendit për vitin 2024, me disa plotësime, bashkë me orarin e mbledhjeve të rregullta të Kuvendit dhe Komiteteve për vitin 2024.

Kryesuesi Kushtrim Kadriu tha se një pjesë e aktiviteteve janë propozime të drejtorive dhe ne si komision i kemi përfshirë ato në planin e punës së Kuvendit për vitin 2024.

ARKATANA

Kuvendi miratoi edhe raportin komisionit për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave si dhe raportin e komisionit për ndarjen e bursave për studentë, bashkë me propozimin për kompensimin e anëtarëve të të dy komisioneve, në shumën e prej 50 euro për çdo mbledhje.

Kuvendi diskutoi edhe për funksionalizimin e punës së Komiteteve, të cilat u vlerësuan të nevojshme për funksionimin sa më të mirë të organit vendimmarrës dhe vendosi për formimin e një grupi punues të përbërë prej shefave të grupeve, i cili do ta diskutoj këtë çështje, përfshirë edhe problemin e kompensimit dhe në seancën e ardhshme do të vijë me një propozim konkret.

Njëherësh, Kuvendi miratoi edhe raportin e Komisionit për dezinfektim, pastaj kërkesën e LDK-së për zëvendësimin e një anëtari të saj në komisionin për zgjedhjen e këshillave lokale (Gresa Avdiu në vend të Drenushë Malokut), ndërkohë që i dha përkrahje edhe kërkesës së Hendikosit për krijimin e një nënkodi buxhetor në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë, për nevoja dhe aktivitetet e këtyre shoqatave.

Ndërkaq sa i përket problemit të mos regjistrimit të një numri prej 60 nxënësve në shkollën e Mjekësisë, 25 prej të cilëve kanë ngelur pa u sistemuar askund, që ishte njëra ndër shumë pyetjet e bëra në këtë seancë nga këshilltarët komunalë, nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku ka thënë se hapjen e paraleleve të reja në këtë shkollë, jashtë afatit, ne e kemi kundërshtuar me vite të tëra dhe ky ndryshim ka filluar pikërisht në vit.

“Shkolla e Mjekësisë në komunën e Gjilanit, duke e pasur parasysh që është regjionale, nuk ka kushte për shtimin e paraleleve të reja, por në të ardhmen, në objektin e ri të shkollës, ndoshta mund ta planifikojmë këtë”, ka thënë ajo.

Për më tepër, nënkryetarja Morina-Bunjaku ka thënë se po ashtu duhet t`i parashtrojmë edhe pyetje vetvetes se sa ka nevojë komuna e Gjilanit për infermierë e për mjekë dhe sa mjekë dhe infermierë i ka komuna e Gjilanit të papunësuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.