GRANDEMALL

Vendimet ‘kundërthënëse’ të Kushtetueses

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjykata Kushtetuese ka luajtur rolin vendimtar në procesin tetëvjeçar politik të Kosovës, duke nxitur zgjedhje dhe duke prishur koalicione. Gjatë tetë vjetëve Kushtetuesja ka rrëzuar dy presidentë, ka propozuar një mandatar dhe ka prishur dy koalicione.

Gjatë tetë vjetëve të shtetësisë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka luajtur rolin vendimtar në proceset politike të vendit, duke rekomanduar shkarkim presidentësh, caktim të mandatarit qeveritar, zhbërje marrëveshjesh e vendime të tjera.

Për opozitën dhe analistët politikë e juridikë, disa nga vendimet e gardianit të Kushtetutës kanë qenë kundërthënëse, të padrejta dhe të ndikuara politikisht, shkruan sot gazeta “Zëri”.

UBT

Ndër vendimet që ka marrë kjo Gjykatë gjatë tetë vjetëve të kaluar kanë qenë: rasti “Sejdiu”, rasti “Pacolli”, “Mandatari i Qeverisë”, “Marrëveshja e Asociacionit” dhe rasti “Thaçi”.

Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vendimet “e padrejta” në këto pesë raste kanë bërë që Kushtetuesja ta humbë kredibilitetin, të cilin do të duhej ta gëzonte si institucioni përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.