UBT

Kryeziu: Osmani t’i thërrasë partitë politike dhe të diskutojnë për krijimin e institucioneve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish- gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani duhet të thërrasë partitë politike për diskutim lidhur me krijimin e institucioneve.

Kryeziu ka thënë se Osmani duhet të diskutojë me krerët e partive politike ndaras për krijimin e institucioneve, duke thënë, se ata kanë përgjegjësi kushtetuese.

“Presidentja, përveç detyrave që ka ajo ka kompetenca neutrale, ka kompetenca ekzekutive, por edhe është faktor në bazë të Kushtetutës dhe duhet me qenë në nivel të detyrës. Duhet me i thirr partitë politike me diskutu, secilën veç e veç edhe me diskutu për krijimin e institucioneve, të cilën e kanë përgjegjësi kushtetuese”, tha Kryeziu, për RTV21.

Kryeziu, duke folur për konstituimin e Kuvendit, u shpreh se kjo situatë për herë të parë është duke ndodhur.

FIDANISHTJA

Situata e konstituimit të Kuvendit, sipas tij, ka vakum kushtetues.

“Këto situata që i kemi tash janë pa precedentë. Situata të cilat po ndodhin për herë të parë, ku ka vakuum kushtetues, se nuk kemi mundur si njëri prej hartuesve të Kushtetutës së Republikës, nuk mund t’i sheh gjithë këto situata”, tha ai.

Lidhur me votimin e kryetarit të Kuvendit, Kryeziu ka deklaruar se detyra e deputetit është të votojë, ku shton se nuk nënkuptohet për cilin person të votohet.

“Aktgjykimi i Gjykatës në vitin 2014 s’ka të bëjë me këtë rast. Është rast krejt tjetër. Në mes tjerash përmenden edhe detyrat e deputetit. Detyra e deputetit është të votojë, nuk nënkupton për cilin person të votojë, por ka të drejtë të votojë për kundër dhe abstenim”, tha Kryeziu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.