GRANDEMALL

KFOR-i s’merret me planet e Qeverisë për dy urat e reja në Mitrovicë: Vazhdojmë prezencën mbi urën kryesore të Ibrit dhe patrullimet

/ 2 minuta lexim
HW

Misioni i KFOR-it në Kosovë po e konsideron si jashtë kompetencave të tij, çështjen që lidhet me paralajmërmimin e Qeverisë së Kosovës në detyrë, për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, paralel me Urën e vjetër në Mitrovicë.

Kështu kanë thënë nga Zyra për Media.

“Lidhur me pyetjet tuaja, çështja që ngritët është jashtë kompetencës së KFOR-it. Prandaj, ju referojmë institucioneve përkatëse për çdo koment”, ka thënë një zëdhënës i KFOR.

Megjithtë, KFOR sqaron se trupat e tyre do të vazhdojnë të mbajnë prezencën fikse në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përrreth, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt.

FITORJA

“KFOR-i mban një prani të fiksuar në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe kryen patrullime të rregullta në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt”, ka shtuar tutje ky zëdhënës.

Lidhur me pjesën Veriore të Mitrovicës dhe pjesët tjera nëpër të gjithë Kosovën, KFOR potencon se vazhdojnë të kenë një prezencë ushtarake të dukshme dhe fleksibile dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë në të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes”, përfundon përgjigja. /express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.