UBT

Osmani takon delegacionin e Kongresit Amerikan në Dayton, theksohet thellimi i bashkëpunimit me SHBA-në

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me delegacionin e Kongresit Amerikan, të kryesuar nga kongresisti Michael Turner, udhëheqës i delegacionit të SHBA-ve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në takim, ku morën pjesë edhe kongresistët Brett Guthrie, Linda Sánchez dhe Joe Wilson, palët diskutuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.

Presidentja Osmani theksoi rolin kyç të SHBA-ve si aleati më i rëndësishëm i Kosovës dhe vlerësoi përkushtimin e vazhdueshëm amerikan ndaj sigurisë dhe demokracisë në vendin tonë.

Uji Dea

“Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara – për sigurinë tonë, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, deklaroi ajo.

Takimi në Dayton vjen në një moment të rëndësishëm për politikën e jashtme të Kosovës, ku përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe përforcimi i bashkëpunimit me NATO-n janë prioritete të agjendës shtetërore.

Ky takim rikonfirmon mbështetjen strategjike të SHBA-ve për Kosovën dhe vullnetin e përbashkët për avancimin e partneritetit dypalësh në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.