FIDANISHTJA

Vazhdojnë mospajtimet pozitë – opozitë në Kuvendin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Seanca e radhës e Kuvendit të Komunës së Gjilanit pritet të jetë ndër më të ngarkuarat e këtij viti, pasi Komiteti për Politikë e Financa, ka rekomanduar sot për miratim 15 pika të ndryshme, duke filluar nga Raporti i auditimit e deri te shpallja e konkursit për bursat e nxënësve.

Në të vërtetë, mospajtimet pozitë-opozitë kanë vazhduar edhe në këtë mbledhje të KPF, ku këshilltarët e LVV kërkuan futjen në rend dite të propozim-vendimit për miratimin e buxhetit 2025, inkubatorin e biznesit, bartjen e mjeteve në shumë prej 2.5 milionë euro si dhe raportin e kryetarit për periudhën janar-qershor 2024, por të gjitha këto u refuzuan nga opozita, e cila e ka shumicën në këtë trupë komunale, sikurse edhe në Kuvend.

Pasi propozimet e tyre nuk morën votat e mjaftueshme për t`u përfshirë në rend dite, përfaqësuesit e LVV e braktisën mbledhjen në shenjë mospajtimi e pakënaqësie.

Përndryshe, KPF i miratoi propozimet e Nazim Gagicës për mbështetjen e grave të prekura nga kanceri si dhe atë të Ismajl Kurteshit për ndarjen e bursave për nxënës.

FITORJA

Fillimisht, përfaqësuesit e LVV në KPF kishin vërejtje te thirrja e mbledhjes brenda nje dite, duke mos iu dhënë mundësi të shfletojnë as materialet dhe si kusht për të vazhduar bashkëpunimin, paraprakisht kërkuan një dakordancë me opozitën për normalizimin e punës në Kuvend, i cili ka hyrë në krizë prej qershorit e këndej.

Kryesuesi Kushtrim Kadriu tha se KPF është thirrur në afat kaq të shkurtër për shkak se Kuvendi edhe ashtu ka vonesa në mbajtjen e mbledhjeve të planifikuara për këtë vit dhe ka çështje me rëndësi për miratim, për të cilat duhet të zihet afati.

Përndryshe, KPF rekomandoi për Kuvend këto pika: Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Gjilanit për vitin 2023 (Plani i veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të Zyres Kombëtare të Auditimit), Vlerësimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Gjilanit, Raporti i punës i Ndërmarrjeve Publike Lokale “Stacioni i Autobusve”, “Tregu” dhe “Ecohigjiena”, Kërkesa nga Qendra për Hulumtim dhe Monitorim-Preshevë, Kërkesa për mbështetje financiare të OJQ “LIZA-R”, Raporti financiar 9 mujor janar-shtator 2024, Miratimi i akteve të përgjithshme sipas nevojës, Shqyrtimi i propozim vendimeve dhe kërkesave nga ekzekutivi i Komunës, Miratimi i statutit të ansamblit, Raporti i komisionit për emrin e rrugëve, Ndryshimi dhe plotësimi i vendimit nr. 016-20437 të datës 23.02.2023 për formimin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave për territorin e Komunës së Gjilanit (propozim i shoqatës “Ali Hadri”), Zëvendësimi i Agim Hotjanit nga Komisioni për njohjen e Meritave Historike, Raporti i komisionit për zgjedhën e këshillave lokale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.