ARKATANA

“Vatra” kërkon nga grupet parlamentare që të iniciojnë në Kuvend hapjen e zyrës për Kosovë Lindore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjendja e shqiptarëve të Kosovës Lindore është e mjerueshme, sepse shqiptarët ende janë duke përjetuar pushtetin antishqiptar serb, ku po diskriminohen në të gjitha fushat e jetës: po burgosen pa faj, dëbohen nga shtëpitë tyre, po diskriminohen në punësim, arsim, kulturë, shëndetësi, biznes etj. Thuhet në reagimin e shoqatës “Vatra”.

Duke pasur parasysh këtë gjendje, duhet që edhe Kosova, me mundësitë e veta të interesohet më shumë, duke kërkuar e sensibilizuar para ndërkombëtarëve çështjen e pazgjidhur të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, por edhe duke iu ndihmuar drejtpërdrejtë komunave shqiptare në forma të ndryshme.

Njëra nga këto forma është edhe hapja e një Zyre Koordinuese, Agjenci apo Ministri për Kosovën Lindore në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

FIDANISHTJA

Prandaj, Shoqata “Vatra”, të ndjekurit nga Kosova Lindore dhe të gjithë shqiptarët që janë duke jetuar në këto tri komuna kërkojmë, që sa më shpejt të futet në rend të ditës në Kuvendin e Republikës së Kosovës: hapja e Zyrës Koordinuese, Agjencisë apo Ministrisë për Kosovën Lindore në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të merret vendim për funksionalizimin e saj, ngase të gjithë faktorët relevant edhe më herët kishin dhënë mendime pozitive për këtë ide shumë të domosdoshme.

Ne do të tentojmë të takohemi me liderët e të gjitha partive Parlamentarëve, për t`i njoftuar dhe kërkuar përkrahje në faktorizimin e çështjes së pazgjidhur dhe jetësimin e kërkesës sonë për hapjen e Zyrës thuhet në reagim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.