Fundamenti

Valon Berisha me zgjedhje interesante në mes bashkëlojtarëve – renditë edhe mesfushorët më të mirë në botë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Valon Berisha ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.

Këtë seri të podcastit me reprezentuesin e Kosovës, do të keni mundësinë ta ndiqni nesër (e shtunë) me fillim nga ora 17:10 në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube, ose në TV Dukagjini.

Berisha iu nënshtrua gjithashtu edhe një loje, ku ylli dardan u desh që të zgjedhë mes lojtarëve të Kombëtares dhe atyre që ka luajtur në klube.

Pothuajse për secilën zgjedhje që bëri, Valoni dha edhe arsyetimin e tij pse e bëri atë zgjedhje.

Mobi Casa

Por, kjo nuk ishte e tëra, pasi 32-vjeçari u vu para zgjedhjeve të vështira edhe kur renditi mesfushorët më të mirë në botë.

Për të i padiskutueshëm si më i miri mbetet Zinedine Zidane, ndërsa top treshja e tij u kompletua nga Andres Iniesta dhe Sergio Busquets.

Kujtojmë se Berisha aktualisht luan në radhët e LASK-ut në Austri, teksa më parë ka veshur fanellën e klubeve si RB Salzburg, Lazio, Stade Reims, Fortuna Dussledorf etj.

Këtë sezon ai ka 21 paraqitje në elitën e futbollit austriak ku ka dëshmuar një formë të lartë, teksa numëron tre gola dhe katër asistime./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.