Hidromorava

Valentina Bunjaku – Rexhepi rizgjidhet Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-, Dega Gjilan

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Te shtunën eshte mbajtur Kuvendi i XIII-të Zgjedhor i Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, kuvend që me mirënjohje e mirëbesim ia vazhdoi edhe një mandat kryetares së Forumit të Gruas, znj. Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Nikoqirja e këtij tubimi, znj.Bunjaku-Rexhepi, falënderoi nga zemra për besimin delegatet dhe aktivistet e këtij forumi, duke shprehur mirënjohjen e saj të thellë për kontributin e të gjitha zonjave e zonjushave që nga fillimet e Forumit të Gruas e deri në ditët e sotme.
“Gratë janë shtyllë e familjes dhe shoqërisë”- tha Bunjaku- Rexhepi para të pranishmeve.

Natyrisht, ky kuvend nuk kaloi pa u përshëndetur nga i pari i LDK-së në Gjilan dhe nënkryetari i parë i LDK-së, z.Lutfi Haziri.

Haziri uroi gratë e LDK-së në Gjilan për procesin zgjedhor që kanë bërë tash e një muaj nëpër nëndegë, duke kulmuar me një kuvend madhështor në nivel të degës.
“Gratë meritojnë dhe duhet të synojnë përfaqësim mbi 30%”- tha Haziri para grave gjilanase, duke shprehur falënderim për gratë e vendit të tij, që i kanë dhënë besim për mbi tri dekada.

ARKATANA

Ai paralajmëroi se me 28 maj do mbahet edhe një kuvend pune i rinisë së LDK-së, e nga mesi i qershorit të përfundohet procesi zgjedhor i degës me kuvendin e përbashkët të strukturave. Kryetari Haziri bëri thirrje për regjistrim të anëtarësisë në platformën online “ regjistrohuldk.org “, proces ky që ka filluar para disa muajve.

Këtë kuvend e përshëndeti edhe kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në nivel qendror, znj.Lirije Kajtazi.
Ajo uroi kryetaren Bunjaku-Rexhepi për rizgjedhjen e saj dhe falënderoi të gjitha gratë që nuk humbën asnjëherë besimin në LDK-në dhe në gratë e LDK-së, duke i përkrahur ato në procese të ndryshme. Ajo premtoi se do jetë zë i grave përmes politikës ashtu siç ka qenë për mbi 30 vite.

Në këtë Kuvend u votua edhe Kryesia e Forumit të Gruas së Degës dhe delegatet e Degës për nivel qendror.

Kryetare e Forumit të Gruas- Valentina Bunjaku-Rexhepi
Nënkryetare të Forumit të Gruas- Nezahate Agushi-Omer, Amire Hoxha dhe Arta Hyseni
Sekretare- Lejla Ismajli- Miftari
Sekretare Teknike- Linda Bllaca

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.